
Turjan Hysko ironizon debatin mes Arbrit dhe Fationit: Burrnia në ekran, si kursi i euros
E Mërkurë 3 Prill 2024, 17:05
Dritare.net
Producenti Turjan Hysko ka komentuar debatin e ashpër mes Arbër Hajdarit dhe Fation Kuqarit gjatë spektaklit të mbrëmshëm. Arbër Hajdari i tha Fationit se po të ishte burrë do ta vazhdonte lojën në BBV dhe jo të largohej pas debatit me Meritonin. Ndërkohë Turi shkruan në Instagram se burrnia në ekran sot është bërë si kursi i euros.
“Burrnia eshte te punosh me djersen e ballit, burrnia eshte te kujdesesh per familjen, te edukosh femijet, burrnia eshte te marresh dyfekun per atdheun, burrnia eshte te kujdesesh per prinderit... Me pak fjale kjo eshte burrnia se eshte bere burrnia ne ekran, si kursi i Euros.”, shkruan Turi./K.C/dritare.net

















