
Theu rregullat, ja çfarë vendimi mori Vëllai i Madh për Gjestin!
E Diel 2 Mars 2025, 08:08
Dritare.net
Pas thyerjes së rregullave të Big Brother Vip nga Gjesti, i cili kapërceu murin rrethues, po ashtu të monitoruar nga kamera, banori ka marrë zarf të zi.
Në spektaklin e mbrëmshëm është lexuar vendimi.
Vëllai i Madh njofton Gjestin se si pasojë, çmimi i madh për të nëse e fiton këtë garë, do të përgjysmohet dhe do të jetë 50 mijë euro.
Më pas ai u pyet nëse do apo jo të vazhdojë lojën, dhe Gjesti pranoi duke thënë se nuk e bën për para, por për dashurinë e publikut./K.C/dritare.net

















