Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Të izoluar në dhomën e bardhë, Egla-Meritonit: Nuk marr këshilla nga një vogëlush!

Të izoluar në dhomën e bardhë, Egla-Meritonit: Nuk marr

Pas izolimit në dhomën e bardhë, Egla dhe Meritoni kanë vazhduar debatet me njëri-tjetrin, pasi moderatori e ka konsideruar si të pa edukatë.

Pjesë nga debati:

Egla: Me një njeri që më thotë interesaxhie, nuk denjoj të flas. Mëso të flasësh!

Meriton: Po je.

Egla: Çfarë jam?

Meriton: Nuk flas me një njeri që nuk e kupton se çfarë flas. O je e edukuar, o s’je.

Egla: S’jam e pa edukatë, unë thashë çfarë jam!

Meriton: Unë them çfarë realisht je dhe të thashë pse je kontradiktore.

Egla: Sepse njeriu është ashtu, kontradiktor.

Meriton: Ti dhe Romeo keni interesa të përbashkëta për të shkuar në finale.

Egla: Unë i kam xhan, jam vetëm.

Meriton: Si mund ta kesh xhan kur i thua kastravec?

Egla: Kastraveci është një perime që unë e dashuroj

Meriton: Si mundesh me i thënë Heidit je italiane, me zë të lartë!

Egla: I jam afruar për t’i thënë mos thuaj ‘jam italiane’. Po thua gjëra papagallshe. Bëfsh gjumin e ëmbël dhe pafsh ëndrra të bukura!

Meriton: Flasim.

Egla: Jo se nuk marr këshilla nga një vogëlush 28-vjeçar.

Meriton: Ti e di shprehjen i vogël, i vogël, por sherrin e madh.

Egla: Jo nuk e di, ke sherr të madh ti?

Meriton: S’e kupton ti, ndoshta se është e thellë.

Egla: Ndoshta, se nuk jam aq e thellë sa ti./M.K-dritare.net