Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Sukses i madh me këngën "Panorama"/ Adrian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj kanë një mesazh për fansat

Sukses i madh me këngën "Panorama"/ Adrian Bujupi dhe

Kënga "Panorama" e Ardian Bujupit në bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj rezultoi me të vërtetë një sukses. Kënga u lançua më 10 korrik dhe menjëherë u kthye në një hit. Ritmet e kësaj këngë dëgjohen kudo dhe u kthye një sfidë kërcimi edhe në aplikacionin argëtues, Tik-Tok.

Ditën e sotme, kënga kapi shifrën e 20 milionë klikimeve në platformën YouTube dhe këtë lajm të bukur e bënë të ditur edhe vetë dyshja.

Ardiani postoi në Instastory disa momente nga klipi dhe falënderoi të gjithë për këtë supersukses.

"Fytyra ime kur shikojë këto numra, kurrë nuk mund ta ëndërroja, faleminderit!", ka shkruar këngëtari.

Sukses i madh me këngën "Panorama"/ Adrian Bujupi dhe

Ndërsa Xhensila postoi një foto në profilin e saj në Instagram, krahas saj ka shkruar "Faleminderit të gjithëve".

Ky është bashkëpunimi i dytë midis dy këngëtarëve, pas këngës "Çika Çika", e cila numëron mbi 100 milionë klikime në YouTube. Mesa duket edhe "Panorama" po ndjek rrugën e këngës së parë./R.P/dritare.net

Sukses i madh me këngën "Panorama"/ Adrian Bujupi dhe