
Eurovizion 2023 e fitoi Suedia, me këngën fituese "Tatto" nga Loren.
Suedia mori shumë pikë nga juritë profesionale të shteteve pjesëmarrëse, por rezultati kaloi në epërsi edhe me votat e publikut, ku gjithsej grumbulloi 583 pikë.
Në vend të dytë u rendit Finlanda me gjithsej 526 pikë dhe në vend të tretë Izraeli me 362 pikë. Vendi i katërt i takoi Italisë me 350 pikë si dhe në vend të pestë u rendit Norvegjia me 268 pikë.
Shqipëria, e cila u përfaqësua nga Albina dhe familja Kelmendi u rendit në vend të 22-të me gjithsej 76 pikë./K.C/dritare.net

















