Stresi shprehet se ndjen akoma, ish e dashura i përgjigjet përmes një video-mesazhi!
Dritare.net
Banori më i përfolur në Big Brother Vip Kosova, Arkimed Lushaj (Stresi), ka kërkuar një reagim nga ish e dashura e tij Kejsi, për të cilën thotë se akoma ndjen për të.
Kejsi e ka bërë këtë reagim përmes një video-mesazhi që u transmetuar puntatën e mbrëmshme në, ku fillimisht i kërkoi këngëtarit që për jetën e tyre private të mos e diskutonte më me banorët brenda shtëpisë, por mund të diskutonte kur të dilte jashtë.
Gjithashtu i kërkoi që të mos diskutonte për shëndetin e saj, duke qenë se kohët e fundit këngëtari ka deklaruar që ish e dashura e tij vuan nga një tumor.
“Këtë video po e bëjë për ty pasi e kam parë që e ke kërkuar një reagim prej meje, së pari do të thosha që sa i përket marrëdhënies tonë gjithmonë kam dashur të jem private dhe në këtë rast akoma dua të jem, dhe çfarëdo që kemi ne për të diskutuar mund ta flasim në privatësi kur të dalësh nga shtëpia, të kam parë shumë të shqetësuar dhe të kuptoj duke qenë në një situatë që vëzhgohesh 24/7 dhe normalisht kam qenë pjesë e jetës tënde dhe do më përmendësh, por janë disa tema që nuk dua të përmendën më, shëndeti im është diçka private dhe nuk dua të përmendet më dhe të jap shpjegime thjesht të them që unë jam shumë mirë dhe nuk dua të kesh marak, por nuk dua më të përmendet si temë, familja ime ndikohet, unë ndikohem, por gjithsesi në këtë rast ty edhe banorëve të tjerë dua të iu them që nëse ju keni marrë vendim për të qenë pjesë e një emisioni unë nuk e kam marrë atë vendim dhe ndoshta disa persona tjerë që mund të përmenden nuk e kanë marrë vendimin prandaj fokusohuni tek njerëzit që janë aty dhe tek vetja dhe unë do të kërkoja që të respektoni privatësinë time, banorëve ju uroj shumë sukses dhe mos ma ngacmoni shumë Kedin (Stresin) sidomos kur më përdorni mua si një armë për sulm, por në përgjithësi mendoj që jeni në një eksperiencë të veçantë dhe uroj që ta shijoni, Arkimed kur të dalësh nga shtëpia ta tregoj unë qejfin por deri atëherë shpresoj që çfarë ke për t’i thënë t’i mbash për vete dhe të flasim kur të dalësh”, ka thënë Kejsi.
Më pas ajo u shpreh se do të jetë çdo herë në mbështetje të tij madje edhe tha se i uroj që të dalë fitues nga Big Brother VIP Kosova./A.ZH-dritare.net