Stresi flet për fëmijërinë: Jam dhunuar nga zysha!
Dritare.net
Reperi i njohur Stresi ka treguar një ngjarje të përjetuar jo lehtë nga ai gjatë fëmijërisë, pasi dhunohej nga mësuesja.
Stresi ka pohuar se është dhunuar në klasë të dytë barbarisht nga mësuesja ku theksoi: ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje.
“Në klasë të parë zysha më ka rrahur shumë. Ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje. Nuk e kam pas fajin as unë dhe as prindërit e mi. Unë jam rrahur shumë nga kjo zyshë në klasë të parë. Në klasë të dytë e mbaj mend babain që vinte dhe më merrte tek shkolla pastaj i desh të shkëputej për arsye politike deri në vitin 1999. Kam jetuar tek gjyshja sepse nuk kisha mundësi. E mbaj mend që u shitshin ato librat në atë kohë, unë i kam vjedhur ato sepse nuk kisha me çfarë ti bleja.
Nuk ka pasur njeri kohë që të merrej me mua. Në të gjithë ata nxënësit unë isha më i vuajturi. Në mbledhje me prindërit unë si kam pasur kurrë prindërit, por ka ardhur shoku i babait. Në raport me fëmijët tjerë unë kam qenë shumë problematik dhe gjithmonë kam pasur shokë më të mëdhenj sepse s’më dilnin këta të moshës time”, është shprehur reperi./M.K-dritare.net