
Sot dita e parë e çerdhes së Atarës, Orinda Huta rrëfen emocionet!
E Hënë 18 Shtator 2023, 10:10
Dritare.net

Moderatorja Orinda Huta përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë emocionet, në ditën e parë të çerdhes të vajzës së saj, Atara.
Orinda në ‘Instagram’ ka ndarë fotot me vajzën e saj, ku krahas tyre shkruan se emocionet në këtë ditë të veçantë kanë qenë të shumta, ku thekson se mezi e ka pritur që Atara t’i bashkohet këtij udhëtimi të ri.
“Sa shumë kam menduar për këtë ditë që i ka të gjitha emocionet bashkë. Atara ime, goca ime, mrekullia e Zotit i bekuar qoftë ky “udhëtim” ri.. p.s. mami po qante para dhe duke bërë foton, ndërsa Atara e nisi me qejf”, ka shkruar ajo./M.K-dritare.net
View this post on Instagram

















