
Është celebruar në fshehtësi me Heidin? Romeo habit me deklaratën!
E Hënë 8 Korrik 2024, 08:08
Dritare.net
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë duke jetuar lidhjen e tyre, pas përfundimit të eksperiencën në Big Brother Vip, e cila i bëri bashkë.
Ata janë parë gjatë gjithë kësaj kohë së bashku në pushime, herë në Itali e herë në Jug të vendit. I ftuar në Top Arena, Romeo u pyet nëse ka ndonjë plan për martesë me Heidin por përgjigjja e tij ishte konfuzuese.
“Ndoshta dhe jemi celebruar dhe nuk e di njeri! Martesa do të vij, por që çfarë kuptimi ka nëse unë e them këtu pa ia thënë asaj. Shumë shpejt, se di, kimet, çfarë të ketë shkruar Zoti”, tha Romeo./dritare.net

















