
Sherri Valbona-Armaldo, sipas jush kush ka të drejtë?
Dritare.net
Valbona dhe Armaldo u përfshinë në një debat të ashpër me njëri- tjetrin, fill pasi mastro gjatë sfidës së rezistencës, urinoi në një kovë mbuluar me batanije. Ky gjest nuk i është dukur normal Valbonës e cila i shprehet e indinjuar Armaldos. Debati shkoi deri aty sa Valbona i tha maestros se po bën çdo gjë për të rënë në sy. Madje të dy filluan duke prekur karrierat e njëri-tjetrit.
Një pjesë nga debati!
Armaldo: Përmendi teatrin e Operas dhe Baletit Valbona për të më ulur mua. Po ti Valbona je tradicionale.
Valbona: Me mua mos e kruaj tradicionalen sepse nuk e di pergjigjen që mund të të jap. Turp të kesh që në sy të një nëne ‘single’ flet ashtu. Mos më përmend mua tradicionalen. Kur më thua tradicionale do të thotë që unë jam jashtë mode, po unë jam grua me ‘g’ të madhe.
Armaldo: E lemë fare se po më keqkupton.
Valbona: Nga ty se pranoi se je vëllai im, kurse nga Luizi nuk do ta merrja për keq se e kam si djalin tim dhe ja pranoj një shaka. Ndërsa ti je sa vëllai im dhe duhet të më thoshe futu brenda kur flet ashtu.
Sipas jush kush ka të drejtë në këtë debat, maestro Armaldo apo Valbona./K.C/dritare.net

















