Sherri në tualet/ Françeska-Sarës: S’i meritoje fjalët e ulëta që të thashë!
Dritare.net
Debati i Sarës dhe Françeskës është komentuar gjatë këto ditët e fundit. Sara mbylli Françeskën në tualet pasi ishte e acaruar që e quajtur Bardhi të paburrë. Ky gjest nuk u prit mirë nga Françeska e cila iu drejtua me shumë ofendime. Së fundmi ato janë ulur për të diskuar rreth këtij debati dhe Françeska i kërkon falje për ofendimet që i dha pasi nuk i meritonte.
Françeska: Kam shumë gjëra për të të thënë, por s’dua ta bëj. Situata mes nesh ka arritur maksimumin e asaj dhe nuk dua të arrij në atë nxehje të tepër. Më vjen keq për fjalën që të thashë, nuk e meriton as ti dhe askush në këtë shtëpi, me fjalët që përdora unë, apo fjalët e tjera që janë përdorur. Më vjen shumë keq, jo vetëm fjala ime, por të gjitha fjalët e ulëta
Sara: E vlerësoj këtë që bëre tani. Nuk kam asgjë me ty.
Françeska: Situata te banja për mua ishte e papranueshme, nëse doje që të dilje në nominim me mua, më dilje përballë, se kam aq shumë këllqe saqë isha futur si zonjë. Në atë pikë isha e shqetësuar, sepse nuk dua të viktimizohem. Është personale me mua dhe pse reagova ashtu. Veprimet agresive për mua janë të papranueshme. Njerëzore kam qenë dhe do të mbrohem. Këtu është një lojë./dritare.net