Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Sfida e rezistencës. Kush po reziston më shumë!

Sfida e rezistencës. Kush po reziston më shumë!

“Sfida e rezistencës” është loja e radhës e caktuar nga Vëllai i Madh që do të vë në lëvizje të gjithë banorët.

Në oborrin e shtëpisë është vendosur një strukturë, në të cilën ndodhen 13 llamba dhe 13 butona për secilin banorë.

Në momentin që butoni shtypet, ai bëhet i kuq dhe kur lëshohet kthehet në gjendjen fillestare, në ngjyrë të gjelbër.

Personi i cili reziston më gjatë duke mbajtur butonin shtypur, do të fitojë 2 mijë e 500 euro. Kjo lojë është zhvilluar në disa shtete të botës, dhe për momentin rekordi është 14 orë. Që do të thotë, një person ka mundur të mbajë të shtypur butonin për 14 orë.

Teksa orët kalojnë, banorëve po u soset durimi me “Sfidën e Rezistencës”.

Luizi është një nga banorët që ka shfaqur rezistencë deri më tani, ndryshe nga të tjerët të cilët janë ulur, apo kanë shfaqur shenja lodhjeje.

Kjo lojë, bëri bashkë Efin dhe Oltën, dy banore këto që gjithmonë kanë pasur përplasje me njëra-tjetrën brenda në shtëpi.

Dy vajzat i kishin butonat pranë njëra-tjetrës, për pasojë herë pas here shkëmbenin edhe ndonjë fjalë.

Tea, Kiara dhe Valbona nuk mundën dot ta mbanin të shtypur butonin, për pasojë u skualifikuan nga loja.

Pjesa tjetër e banorëve po qëndrojnë në pozicionet e tyre, me shpresën se do durojnë sa më gjatë. Luizi u shpreh se dëshira e tij është që të thyejë rekordin botëror prej 14 orësh./L.F-dritare.net