
Selena Gomez dhe Benny Blanco u fejuan?! Fotoja që po përflitet kaq shumë!
Dritare.net
Selena Gomez dhe Benny Blanco nuk e fshehin dashurinë e tyre. Shumë njerëz po besojnë se çifti së shpejti do ta zyrtarizojë lidhjen e tyre. Por fotoja më e fundit e aktores në Instagram sapo ka ndezur thashethemet e fejesës.
Në foto, Gomez shihet në një banjë, duke bërë një selfie në pasqyrë, ndërsa ka veshur një fustan midi ngjyrë shampanjë. Blanco shihet zbathur në sfond, i veshur me pantallona me lule dhe një bluzë të bardhë.
Por një detaj i fotos tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi Selena vendosi dy zemra rozë mbi gishtin e unazës, duke e fshehur atë. Në fillim të javës, llogaria e njohur e thashethemeve Deuxmoi tha se një këngëtare dhe aktore "u fejua gjatë fundjavës me të dashurin e saj prej një viti".
Ne mezi po e presim njoftimin zyrtar./K.C/dritare.net

















