

Pas përfundimit të BBV2 është konfirmuar se shumë shpejt do të nis puna për BBV3.
Vetë Sara Hoxha ka deklaruar se së shpejti do të ketë dhe Big Brother Vip 3.
Producentja zbuloi se BBV3 pritet të nisë në periudhën vjeshtë-dimër, duke lënë të kuptohet se pas verës do të kemi rikthimin e spektaklit shumë të ndjekur, ndryshe nga viti i kaluar kur nisi në fund të dhjetorit.
Ndër të tjera Sara tha se nuk e di nëse do ketë më konkurrentë si Luizi që kthehen në fenomen.
Edhe regjisori i Big Brother Eduart Grishaj konfirmoi se do nisë puna për BBV3./ A.ZH- dritare.net

















