
Sara dhe Bardhi një rrëfim për ëndrrat: Nuk e kishim njohur kështu kurrë njëri-tjetrin!
Dritare.net

Sara Gjordeni dhe partneri i saj, Bardhi, kanë rrëfyer së fundmi emocionet e tyre, teksa janë në pritje të ardhjes së vajzës. Sara tregon se shtatzënia po i ecën mirë dhe të dy ndihen shumë të lumtur në këtë periudhë.
“Është një bebushe shumë e mirë. Më bën të qëndroj e shëndetshme sepse i pëlqejnë perimet, frutat, mishi dhe turshitë. Nuk i preferon ushqimet fast food, patatinat apo akulloret. Nepsi më i çuditshëm ka qenë birra, të cilën e zgjedhim pa alkool. Dhe për këtë kemi opsione. Bardhi është shumë i gjendur për çdo punë dhe gjithçka që kam nevojë. Nuk përton kurrë në familje”, tregon Sara për Who.
Ndërkohë vetë Bardhi shprehet se Sara është një partnere e përkushtuar ndaj tij dhe shtëpisë së tyre, edhe në këtë periudhë delikate.
“Sara gatuan shumë. Më bën përshtypje se kalon shumë kohë në shtëpi pa u mërzitur. Gjen gjithmonë diçka për të bërë dhe është shumë kreative. Përkushtimi i saj për familjen më ka habitur. Ma thoshte në Big Brother këtë gjë, por nuk e besoja kaq shumë. Është vajza më e bukur në botë pa make-up. Nuk kam koment për zemrën e saj të butë, sidomos për familjen. Gatiiiimet, kujdesi ndaj meje, është e vëmendshme ndaj çdo detaji. Karakteri luftarak më çmend. Ka një drejtësi që nuk e kam parë askund, nëse e vret diçka e adreson menjëherë, pavarësisht kundër kujt po lufton”, tha Bardhi.
Lidhur me planet për dasmë, çifti tregon:
“Kemi menduar diçka ku edhe vajza të jetë prezente dhe e ndërgjegjshme. Mundësisht të na sjellë unazat. Ende nuk jemi të qartësuar, po shijojmë momentin. Kemi kohë”./M.K-dritare.net

















