
Roza Lati rrëfen për herë të parë abortin: I dëgjova rrahjet e zemrës. Kam dënuar veten duke e dhunuar!
Dritare.net

Roza Lati për herë të parë ka rrëfyer se ka abortuar një fëmijë, pa dëshirën e partnerit.
Ndër të tjera Roza ka rrëfyer se ky vendim ka qenë i vështirë për të por pavarësisht gjithçkaje ka vendosur ta ndërpresë shtatzëninë.
Pjesë nga rrëfimi:
Erjola: A e di Rita?
Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës. Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu.
Erjola: Po ai a e dinte?
Roza: Po.
Erjola: Ishe me të kur e more vesh?
Roza: Jo nuk ishte në Shqipëri.
Erjola: Çfarë të tha?
Roza: Çfarë karroce do të marrim?
Juli: Ai ishte dakord?
Roza: Po, as se pyta fare.
Graciano: Uaa!
Roza: S'e pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim./M.K-dritare.net
View this post on Instagram

















