Rovena Stefa: Si ma rrëmbyen shoqen e ngushtë, në '97-n!
E Enjte 31 Tetor 2024, 22:10
Dritare.net
Këngëtarja Rovena Stefa ka rrëfyer një ngjarje që i ka shënuar në jetën e saj, e cila ka ndodhur gjatë trazirave të vitit 97'.
Rovena i ka rrëfyer banorëve të BBVIP Kosova se si kanë tentuar ta rrëmbejnë në rrugë. Rovena shpëtoi por shoqja e saj u rrëmbye dhe u dërguan në Itali.
"Ne ishim 16-17 vjeçe. Ecnim me frikë deri shkonim tek kalaja, aty unë kisha tezen time. Nuk e harroj asnjëherë atë frikë që dëshironin të na rrëmbenin, dhe njërën nga shoqen tonë e kanë rrëmbyer.
Ajo më vonë u mesua se ishte në Itali. U shpëtua nga murgeshat dhe pas një viti shfrytëzimi të saj në Itali ajo arriti të denoncojë gjithë grupin dhe të shpëtonte”, tha Rovena./ M.K-dritare.net