Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ronela Hajati: Diddy është maniak me miliarda, te ne i gjen që nëpër autobusë

Ronela Hajati: Diddy është maniak me miliarda, te ne i gjen që
Këngëtarja Ronela Hajati pak ditë më parë tha se ka disa emra shqiptarësh që janë sinonim i P.Diddy, pas skandalit me reperin e famshëm. Sot ajo ka bërë një tjetër reagim dhe thotë se deklarata e saj është nxjerrë nga konteksti. Sipas saj Diddy është një manjak që ka miliarda dollarë, ndërkohë që në Shqipëri persona të tillë nisin që tek autobusët dhe më pas edhe te VIP-at që gjenden në faqet e para të gazetave.

“E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë çfarë ndodh. I vetmi aktivitet është të nxjerr këngë sepse dhe intervista më bazike përherë shoqërohet nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me ç’flas apo me komente të hipotetikuara sepse keni kurreshtje jo të shëndetshme. Më vjen kaq keq ku për çdo gjë që ndodh. Showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendet tona. Diddy është një manjak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa. Në showbizin tonë artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër dyqind story se paguhen. Stop targeting people kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë!”, shkruan Hajati në postimin e saj./K.C/dritare.net

Ronela Hajati: Diddy është maniak me miliarda, te ne i gjen që