Landi Hysi i del në mbrojtje Mirit: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj tij
Dritare.net

Ditën e djeshme, babai i banores së BBVIP 5 Selinës, Jeton Bollati, nuk kurseu kritikat ndaj Mirit duke e quajtur një mashkull pervers dhe madje zhigolo. Pas 24 orësh reagoi mikut i Mirit, Roland Hysi i njohur si Landi, i cili i konsideroi të tepërta deklaratat e babait të Selinës. Ai theksoi se nuk mund të hidhet baltë ndaj askujt dhe se reagimi i tij është në mbështetje të Mirit duke qartësuar se as familja dhe as miqtë nuk e kanë bërë kurrë që të dëmtojnë dikë.
“Reagimi është në favor të Mirit. Nuk mund të hedhë baltë askush ndaj askujt. Miqtë, të afërmit dhe familjarët, nuk e kemi bërë kurrë që të hedhim baltë ndaj një personi ose familje tjetër. Unë nuk mund të flas në emër të tyre. Miri nuk ka bërë diçka që ne duhet ta mbrojmë. Për shkak të formatit që Big Brother është, për shkak të syve që ky program tërheq, është njësoj si një person i vetëm që bërtet me një milionë persona që bërtasin. Mesazhi do të ishte drejtuar me të drejtë me personat që thonë: ‘Shkëputeni këtë marrëdhënie’. Po aludohet për ndjenja, nuk e besoj. Jo! Duke luajtur po, por ndjenja është diçka e tepërt. Publiku këtu nuk do t’ia dijë. Familja, si në Gjermani, si në Shqipëri, është në mbështetje të Mirit, me atë që ai po bën. Nuk do të doja që të kundërpërgjigjesha ndaj babait të Selin. Për shkak të komenteve, sado i fortë të jesh, sado i rrahur me vaj e me uthull të jesh, për mua si Land është shumë e pazakontë kjo ndjesi. Ne në mënyrë hermetike e ruajmë familjen jashtë, është e pamundur që të mos preken. Jemi njerëz në radhë të parë dhe kur çështja kalon personale është për t’u habitur.
Ky është Big Brother. Një kompleksitet gjërash. Postimi im është shumë i saktë. Mesazhi është shumë i qartë. Miri nuk mund të kryqëzohet dhe as familja e tij.", tha Landi./K.C/dritare.net
