Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston ditën e sotme (e diel) ditëlindjen.
E lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, ylli i muzikës mbush plot 33 vite jetë. Duket se këtë përvjetor të lindjes ka vendosur ta festojë në Kosovë.
Ajo është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shkruar sërish në platformën X për vizitën e Rita Orës.
Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se me Rita Orën ka pasur një bisedë produktive, teksa ia ka uruar ditëlindjen asaj.
“Pak gjëra janë më shpërblyese sesa të jesh në shoqërinë e njerëzve që duan të japin mbrapsht, të cilët përdorin pozicionin e tyre të ngritur për të zgjatur dorën dhe për të ndihmuar të tjerët në rrugën e ngjitjes. Kam pasur një bisedë vërtet të këndshme dhe produktive me Rita Orën”, ka shkruar Kurti, të dielën/dritare.net