
Rita Ora dhe Dua Lipa në një bashkëpunim? Çfarë thotë këngëtarja!
Dritare.net
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka lavdëruar shqiptaret e famshme në New York, në emisionin e yllit Elvis Duran.
Duke folur në emisionin në “iHeart Radio”, e pyetur për shqiptarët, Rita ka thënë se “kjo është një ndër arsyet përse e do New Yorkun”.
Për fluksin e këngëtareve nga Evropa Juglindore, Rita tha: “Tani kemi Dua Lipën dhe Bebe Rexhën dhe është e mrekullueshme. Unë mendoj se është një gjë e natyrshme që ne krahasohemi, veçanërisht pasi nuk ka shumë prej nesh në atë pjesë të botës. Por ne nuk mund të ishim më ndryshe, ne të tria”.
E pyetur nëse ishin bërë ndonjëherë bashkë, ajo tha: “Po, me Ava Max dhe Bebe jam takuar. Ende jo aq shumë me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjitha do të bënim diçka së bashku. Vetëm për të përfaqësuar vendin tonë.", tha Rita./K.C/dritare.net

















