
Rikthehet “Njerëz dhe fate”/ Arben Derhemi: Ja aktorët që do të luajnë!
E Hënë 23 Janar 2023, 13:01
Dritare.net
Disa javë më parë u bë e ditur që shumë shpejt do të rikthehej telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe fare”, ku luajnë aktorët më në zë të kinematografisë në vend. Së fundmi aktori Arben Derhemi zbuloi detaje të reja nga rikthimi i serialit. Në një intervistë për emisionin “Dola te Ola”, Derhemi tregoi aktorët që do të luajnë, ndërsa shtoi se ky serial do të ketë 15 seri.
“Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri, do ta ndërlidhim me jetën e saj atje. Është një staf prej 45 vetësh, të cilët për rreth dy muaj e gjysmë do të spostohen në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës. Seriali do të ketë 15 seri.”, tha Derhemi./K.C/dritare.net

















