
Rike Roçi i jep fund lidhjes: E mbyllëm me një telefonatë!
E Enjte 18 Prill 2024, 10:10
Dritare.net

Rike Roçi, ish-banorja e BBVIP ka rrëfyer se i ka dhënë fund lidhjes së saj që kishte para se të bëhej pjesë e garës. Rike ka rrëfyer se lidhjes i kanë dhënë fund me një telefonatë dhe se nuk janë takuar pasi ajo ka dalë nga BBVIP.
"Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu. Nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë, nuk i kam ato fluturat”, tha Rike tek Top Albania Radio./M.K-dritare.net

















