
Ricky Martin koncert në Tiranë: Jam shumë i lumtur!
E Mërkurë 7 Qershor 2023, 17:05
Dritare.net
Këngëtari me famë botërore Ricky Martin do të mbajë një koncert në sheshin “Skënderbej” më 20 korrik. Ylli i muzikës ka publikuar posterin në Instagram, ndërsa shkruan se është i lumtur që do të mbajë këtë koncert dhe shpreson që të gjithë t’i bashkohen dhe të shijojnë muzikën e tij.
“Po!!!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës.
Shpresoj se të gjithë mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri. Biletat në shitje në 8 qershor 13:00,”-shkruan Martin./K.C/dritare.net

















