Regjisorja e mirënjohur Vera Grabocka merr çmimin e madh
Dritare.net
Regjisorja Vera Grabocka u nderua me çmimin e veçantë “Unaza e Katit”, në 150-vjetorin e lindjes së Shtjefën Gjeçovit, në Zym të Hasit në Prizren.
Pafund duartrokitje e shoqëruan momentin e ngjitjes së Verës në skenë për të marrë çmimin që nderon punën e paçmueshme të regjisores që nuk ka të dytë.
Mes emocionesh, Vera u shpreh tejet e lumtur që do mbajë në gisht Unazën e Katit, si shenjë përkushtimi ndaj artit ndër vite.
“Jam e nderuar dhe mirënjohëse për Çmimin e veçantë “Unaza e Katit”, në 150 Vjetorin e shenjtit Shtjefën Gjeçovi. Është ky një vlerësim i çmuar për mua si artiste, të vë në gisht simbolin e unazës së Katit, si shenjë përkushtimi ndaj artit…!
Falënderoj nga zemra gjithë Kosovën dhe veçanërisht banorët e Zymit të Hasit si dhe personalitetin, Profesor Frrok Kristaj, për nderin që m’u bë!”, shkruan Vera në Instagram. Shumë urime Vera Grabocka!/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.