
Reagimi i babait të Jori Dellit për këngën e të dashurit të saj, bën xhiron e rrjetit
E Enjte 13 Qershor 2024, 16:04
Dritare.net
Një video e modeles Jori Delli me babanë e saj është bërë virale në Instagram dhe TikTok. Jori i tregon të atit këngën më të re të të dashurit të saj Fred De Palma, reperi italian. Pjesë e këngës është edhe modelja shqiptare. Zëri i saj shfaqet në hyrje të këngës si pjesë e një telefonate, ku ajo në shqip thotë: “Alo! Ku je? Më mungon. Mezi pres të të takoj!”
Në mediat sociale ndjekësit e kanë komplimentuar dhe komentuar pozitivisht. Por, reagimin më të bukur e ka patur babait i Jorit.
“Qenka i mirë legeni! Bravo, legeni!”, i thotë i ati Jorit, një reagim që shkaktoi shumë të qeshura./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















