
Qetsor- Kristi apo Kiara- Olta, kush do të dalë nga shtëpia e BBV!
E Diel 19 Mars 2023, 10:10
Dritare.net
Puntatën e mbrëmshme Nita është banorja e radhës që u vendos përballë “Kutisë së Pandorës”. Me zarfin e bardhë asaj ju dha mundësia të takonte miken e saj më të mirë, ndërsa në zarfin e zi, Nita kishte mundësinë të dërgonte dy çifte në nominim.
Nga dy çiftet e zgjedhura, publiku do përzgjedhë njërin çift më pak të pëlqyer dhe ky çift, pra dy banorë, do shkojnë në nominim “kokë më kokë”. Pra, puntatën e ardhshme vetëm njëri çift shkon në nominim.
Nita zgjodhi të dërgojë në nominim Qetsori-Kristi dhe Olta-Kiara.
Shtëpia është ndarë në çifte nga Keisi që ishte lidere e shtëpisë./A.ZH-dritare.net

















