Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Publikohet intervista/ Mes emocionesh Blero dhe Afrona tregojnë arsyet e ndarjes!

Publikohet intervista/ Mes emocionesh Blero dhe Afrona tregojnë arsyet e

Afrona Dika ka publikuar intervistën e shumëfolur me Bleron. Kjo intervistë është realizuar 2 vite pas divorcit të tyre të bujshëm që erdhi pas 7 vitesh së bashkë. Gjatë intervistës ata kanë folur për dështimin e martesës së tyre. Në një çast Blero i ka kërkuar falje Afronës pasi ka qenë ai arsyeja që martesa e tyre nuk ka funksionuar.

Pjesë nga intervista:

Afrona Dika: Pse erdhi deri këtu ku jemi sot, Blerim?

Blero: Sepse mendoj prej disa vendimeve të mia personale që s’kanë qenë të matura, s’kanë qenë të duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim, sido që të jetë ne jemi njerëz dhe secili gabon. Mund të them që arsyeja që s’na ka funksionuar ose kemi ardhur ku kemi ardhur, është pjesë shumë e madhe imja dhe gabimi im, dua ta pranoj publikisht dhe dua të të kërkoj falje ty publikisht Afronë, sinqerisht dhe në atë kohë ka qenë ideja ime për të ndenjur në Kosovë, ti e di dhe u desh të vija me ty në Zvicër, por s’e kam parë siç e shoh sot, e kam menduar ashtu dhe…ti ke pasur të drejtë gjithmonë kur më ke thënë mua duhet kështu, kështu dhe sigurisht që kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore në mosfunksionimin e martesës sonë, por njeriu pastaj i sheh gabimet e veta më vonë.

Publikohet intervista/ Mes emocionesh Blero dhe Afrona tregojnë arsyet e

Afrona Dika: E vërtetë, si edhe unë të miat.

Blero: Siç të kam thënë edhe privatisht, pjesa shumë kryesore e mosfunksionimit të martesës tonë jam unë.

Publikohet intervista/ Mes emocionesh Blero dhe Afrona tregojnë arsyet e

Afrona Dika: Distanca.

Blero: Idetë. Ti ke ardhur në Kosovë për një kohë, ke provuar, s’ke mundur, s’je ambientuar tamam. Është dashur edhe unë të vij në Zvicër, nuk e kam bërë, është gabimi im, e pranoj publikisht dhe sinqerisht të kërkoj falje shumë, por ka ndodhur dhe ky ishte fati./K.C/dritare.net