
Publikohet biseda me zë e Zhaklin Lekatarit: Burri i Oltës do të më shantazhojë
Dritare.net
Një regjistrim nga opinionistja e Big Brother Vip Zhaklin Lekatari është bërë publik ditën e sotme. Zhaklina dëgjohet duke thënë se po e shantazhon burri i Oltës.
"Unë ia thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë. Ndjehem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”– thotë Zhaklina.
Nuk dihet se me kë ka folur Zhaklina në WhatsApp por ajo që duhet është se shpeshherë opinionistja ka debatuar me fjalë me Oltën dhe shpesh ajo është shprehur kundër saj nisur nga veprimet e aktores në shtëpi. Mesa duket burri i Oltës po kërkon me çdo kusht që ta kthejë Zhaklinën vetëm në krahun e Oltës. Por kjo gjë ka dalë pa sukses sepse Zhaklina ka treguar sot me qëllim ose jo se nuk bie pre e shantazheve dhe se do të vazhdojë të japë opinione për banorët qofshin ato të mira apo kritika./K.C/dritare.net

















