
Pse Kate mori pjesë në ceremoninë për të nderuar vjehrrin e saj! Detaje!
Dritare.net
Ishte momenti që të gjithë kishin pritur për ceremoninë Trooping the Color, kur Mbreti Charles, Mbretëresha Camilla, Princin William, Kate Middleton dhe fëmijët e tyre realizuan foton në ballkonin e Pallatit Buckingham. Pati një brohoritje të madhe për Camilla dhe Charles, të cilët kishin qëndruar për të gjithë paradën në Paradën e Rojeve të Kuajve, pavarësisht shiut.
Por kur Kate u ngjit në ballonin mbretëror, e shoqëruar nga Princ George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis të gjithë vëmendjen e rrëmbeu princesha e Uellsit. Njoftimi se Princesha e Uellsit do të merrte pjesë në Trooping the Color erdhi vonë por pjesëmarrja në këtë ceremoni ishte rekord. Pallati kishte njoftuar më herët se princesha, e cila nuk ishte parë që nga dita e Krishtlindjeve, nuk do të kishte asnjë dalje publike gjatë kurimit për kancer. Por, Kate, pas disa seancave kimioterapi, vendosi që donte të merrte pjesë.
"Ishte vendimi i princeshës dhe vetëm i saj. Fatmirësisht, ajo është ndjerë shumë më mirë kohët e fundit”, tha një burim i afërt me familjen.
E veshur perfekte me një fustan të bardhë Jenny Packham dhe taka Jimmy Choo, duke u koordinuar në mënyrë të zgjuar me veshjet e fëmijëve të saj, princesha dukej rrezatuese dhe e lumtur.
E vetëdijshme se kamerat do të fokusoheshin tek pamja e saj, ajo buzëqeshte vazhdimisht, por herë pas here shfaqej e zhytur në mendime. Kur bëhej fjalë për foton në ballkon, Kate u rrethua nga familja e saj dhe qëndroi pranë mbretit, një ndryshim nga viti i kaluar kur Charles qëndroi krah për krah me djalin e tij të madh. Kjo i dha mundësi Kate të fliste me vjehrrin e saj ndërsa ata vëzhgonin turmën. Mbreti ka qenë një shtyllë mbështetëse për princeshën pas diagnostikimit të saj me kancer. Charles i kishte thënë ekipit të tij se ishte i kënaqur që nusja e tij do të ishte pranë tij në këtë rast.
Në anën tjetër të mbretit ishte mbretëresha Camilla dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore.
Të hënën, mbreti dhe mbretëresha do të marrin pjesë në ceremoninë e Urdhrit të Garter në Windsor por Princesha e Uellsit nuk pritet të marrë pjesë./M.K-dritare.net

















