
Princesha Kate dedikim të ëmbël për princin William, pasi doli në publik!
E Enjte 20 Qershor 2024, 20:08
Dritare.net
Pasi u kthye në sytë e publikut për herë të parë që nga shpallja e betejës së saj me kancerin, Princesha Catherine ndau një foto të Princit William me fëmijët e tyre. Princesha bëri një dedikim të veçantë dhe njerëzit reaguan shpejt ndaj saj. Për të festuar Ditën e Baballarëve, Kate Middleton, Princesha e Uellsit, postoi një moment të ëmbël të Princit William me tre fëmijët e tyre: Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. “Të duam, baba. Gëzuar Ditën e Babait.”, shkruhej në postim.
Të dielën, më 16 qershor, kjo foto është shpërndarë në Instagramin zyrtar të Princit dhe Princeshës së Uellsit.
Ajo doli në ballkonin e Pallatit Buckingham për të parë ceremoninë e Trooping the Color./K.C/dritare.net

















