
Përlotet Luizi: Surprizohet brenda shtëpisë nga motra, mbesat dhe kunati
E Shtunë 18 Mars 2023, 22:10
Dritare.net
Luizi u surprizua përmes gjatë mbrëmjes së sotme me një video-mesazh nga mbesat dhe motra e tij. Ai u përlot menjëherë dhe u shpreh se e ka marrë shumë malli dhe është kurioz të di mendimin e tyre për lojën e tij në shtëpi.
Kur mendoi se surpriza përfundoi këtu, Arbana e thirri në dhomën e surprizave pasi dikush e priste. Ishte kunati i tij që kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë kuraje e forcë për të vazhduar përpara. /A.S-Dritare.net

















