
Përlotet Laerti, shpërthen ndaj Gertit: Shpifës i ndyrë, me kë fjete në 1 dhjetor?
Dritare.net
Mes debateve me tone të larta, Laerti i përlot gjatë përplasjes së fortë me Gertin. Laerti u shpreh se Gertin e ka konsideruar gjithnjë mik, por Gerti tregoi të kundërtën, kur tha pakënaqësitë për aktorin.
Laerti: Shpifës, i ndyrë, pse në 1 dhjetor ku ke fjetur. Në çfarë shtëpie je gdhirë bashkë me mua, duke festuar. O tuçmaku. Solle histori nga jashtë.
Gerti: A je në terezi apo jo? Turp të të vijë se kam fëmijë të vegjël dhe unë.
Laerti: Maskara që s’ke mëshirë. Do hap llogarinë, që të shohin sa më detyrohesh.
Gerti: 52 vjeç burrë.
Laerti: O i sëmurë mendor.
Banorët sollën në shtëpi sherrin që kanë pasur vite më parë, në nëntor 2015, që agravoi deri në përplasje fizike. Sipas Laertit, Gerti e sulmoi për një fjalë në greqisht, që e e cilësoi ofendim, por më vonë, “kërkoi falje kur kuptoi se s’kishte asnjë fyerje”, sikurse tha ai.
Laerti: Pas sherrit, më ka kërkuar ndjesë në gjunjë. Tha më fal se e kuptova që ti po bëje muhabet në greqisht. E dëgjoni çfarë thotë? Është bërë banditi i gjithë shtëpisë!/K.C/dritare.net

















