Beniada Nishani u kthye në një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Megjithatë edhe pas daljes nga shtëpia, ajo sërish është në qendrën e vëmendjes sidomos nga ndjekësit e saj të cilët duan të dinë të rejat më të fundit nga jeta e saj.
Së fundmi , ajo ka publikuar disa video në “Instastory”, ku ndër të tjera modelja tha se e pyesin shumë shpesh në Shqipëri nëse është fejuar apo ka gjetur ndonjë Don Zhuan, pyetje së cilës i përgjigjet me shaka në Instagram.
“Sa erdha këtu në Shqipëri vazhdojnë më pyesin: Beniada je e fejuar? Beniada je e lidhur? Beniada ke gjetur një Don Zhuan? Po unë se dua Don Zhuan”, thotë Beniada në video./M.K/dritare.net