Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion 2023, Albina Kelmendi tregon se cili shtet i është ofruar për vitin e ardhshëm!

Përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion 2023, Albina

Familja Kelmendi e cila na përfaqësoi me këngën ‘Duje’ në festivalin e Eurovizion 2023, ndonëse u renditën në vendin e 22-të dhe me 76 pikë vajzës së familjes, Albinës duket se nuk i kanë munguar ofertat.

Albina ka marrë një ofertë tejet joshëse nga shteti që u shpall fitues i Eurovizion për këtë edicion, Suedia.

Kelmendi ka treguar se Suedia e ka ftuar që të jetë këngëtarja shqiptare përfaqësuese e shtetit të tyre në Eurovizionin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime” ka treguar Albina Kelmendi./A.ZH-dritare.net