Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Pas ndarjes Besi thumbon Xhensilën: A do mbash mëkatin apo do bësh viktimën!

Pas ndarjes Besi thumbon Xhensilën: A do mbash mëkatin apo do

Bes Kallaku ka publikuar ditën e djeshme këngën e re në YouTube me titull: “Mosmirënjohja”, duke trazuar rrjetin. Kjo pasi në rreshtat e këngës ka fjalë të cilat aludohet se i dedikohen ndarjes së tij me ish-partneren Xhensila Myrtezaj.

“A te vret arsyeja a të vrasin mendimet. Munesh me fshi numrin po joooo kujtimet. Te dy kemi gabime, a e harrove. Se ç’ka ndërtuam bashke ti e shkatërrove. Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, thuhet në tekstin e këngës.

Po ashtu në postimin e tij në Instagram, Besi tregon se tekstin e këngës e ka krijuar nga shpirti, duke nxitur akoma më shumë thashethemet që kënga është një thumb për Xhensilën.

“Me tekst dhe muzikë krijuar po prej shpirtit tim”, shkruan Besi.

Kujtojmë se dyshja janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit./M.K-dritare.net