Pas 15 vjetësh, Luana Vjollca largohet nga Top Channel
E Martë 28 Shtator 2021, 13:01
Dritare.net
Luana Vjollca nuk do të jetë më në Top Channel. Kishte kohë që flitej se ajo nuk do të jetë më në median ku ‘lindi dhe u rrit’, ndërsa sot ajo e konfirmoi vetë përmes një statusi në rrjetet sociale.
Ajo do të largohet nga Top Channel pas 15 vjetësh, ndërsa emisioni “Shiko Kush Luan”, nuk do të jetë më në këtë sezon në ekran.
Luana ishte një ndër emrat që u lakua për drejtimin e Big Brother Vip, por që tashmë është vendosur që do të moderohet nga Arbana Osmani.
Luana shkruan në instagram se tashmë do t’i përkushtohet projekteve personale. Së fundmi ajo ka blerë edhe një vilë në Kosovë, e me gjasë jeta e saj tashmë do të jetë e ndarë mes Tiranës e Prishtinës./L.F-dritare.net