Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Olta-Kristit: Kam qenë në qendër të vëmendjes tërë jetën! 

Olta-Kristit: Kam qenë në qendër të vëmendjes
Olta nuk u shfaq tepër në humor ditën e sotme. Gjatë gjithë kohës kërkonte të kapej me banorët në debat. Në një moment ajo filloi të debatojë me Kristin për Luizin sepse ky i fundit duket se kishte ndërhyrë në një bisedë mes të dyve.

Ndërhyrja e Luizit në debat ka bërë që të nxehet më keq situata kur Olta i thotë Kristit: Unë flas këtu, ti flet me Luizin.
Po i jep vëmendje dhe rëndësi i thotë Kristi-Oltës. Në një moment kur janë në kuzhinë Olta i thotë Kristit se nuk ka nevojë që bëjë gjëra për të kapur momente që të dalë në Prime. Olta u shpreh se edhe kur lëviz një gisht e kapin si një moment për ta nxjerrë gjatë spektaklit.


Ajo i thotë se nuk ka nevojë të bëjë gjë për vëmendje se gjithë jetën e saj ka qenë në qendër të vëmendjes edhe kur nuk ka bërë gjë.
Ndërsa Luizi vazhdon të hyjë në bisedë duke i thënë Oltës se edhe duke thyer një filxhan e merr gjithë vëmendjen, duke i kujtuar momentin kur Olta ishte e dëshpëruar dhe qante mëngjesin pas spektaklit të së martës./K.C/dritare.net