
Nuk rrëmbeu çmimin e Ferma Vip, ja si reagoi Çiljeta pas eliminimit!
Dritare.net

Çiljeta dhe Ditea nuk arritën të rrëmbejnë çmimin e madh në Ferma Vip, duke u eliminuar në sfidën përballë Dijonisit.
Të dyja fermeret pas eliminimit, pranuan që sfida e litarit për to ishte shumë e fortë përballë Dijonisit.
Pjesë nga biseda:
Fjoralba: Çili luftarake deri në pikën e fundit?
Çili: Ku e kishit gjet me këto duart e mia që janë për fizioterapist. Unë doja ta çoja deri në fund por ma hoqi Besi.
Besi: Nuk kishte faull.
Fjoralba: Ditushkën e shoh të mërzitur.
Ditea: Ku e gjetët këtë sfidë. Kjo është e bukura e sfidave.
Fjoralba: Si është të jesh kaq pranë dhe kaq larg kësaj finaleje?
Ditea: Një ndjenjë jo shumë e mirë. Por unë edhe sfidës i mora anën pozitive.
Çiljeta: Për mua është rrugëtim shumë i bukur, tani do të iki te të shtrenjtët e mi./M.K-dritare.net

















