Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Nora Istrefi tregon raportin që ka me Robertin pas ndarjes!

Nora Istrefi tregon raportin që ka me Robertin pas ndarjes!

Nora Istrefi ka folur për herë të parë se si është marrëdhënia me ish-partnerin e saj, Robertin, me të cilin ka dhe një vajzë.

Këngëtarja tregon se pas ndarjes komunikimi ka qenë i vështirë por të dy tani janë prindër mjaft të përkushtuar ndaj Renee-s.

“Në fillim, komunikimi ka qenë më i vështirë menjëherë pas ndarjes, por me kalimin e kohës relacioni është bërë shumë i mirë, bashkëpunues për vajzën, për Renee-në. Ndihmon aq sa ka mundësi, e merr vajzën shumë shpesh prej shkollës, sa herë që ka kohë e merre Renee-në, të dy e duam shumë dhe jemi shumë të lumtur që e kemi. Kaq. Jeta vazhdon.

Ne jemi shumë të përkushtuar dhe ku është Renee, ne me vrap, jemi të dy shumë të përkushtuar dhe Roberti është tepër i përkushtuar dhe e do shumë vajzën. Jeta vazhdon siç thashë, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë, pas 14 vitesh, unë jam lidhur shumë herët me Robertin, e kam treguar edhe në intervista më herët. Jam e lumtur që e kemi Renee-në pas një lidhjeje të bukur, të gjatë që e kemi pasur dhe bëjmë gjithçka për të”, tha Nora tek 1 kafe me Labin./M.K-dritare.net