Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Noizy në kërkim nga policia e Kosovës. Kërkon ndjesë!

Noizy në kërkim nga policia e Kosovës. Kërkon ndjesë!

Reperi i njohur Noizy ka reaguar pasi u shpall në kërkim nga policia e Kosovës nën akuzën për dhunë.

Përmes një postimi në Instagram, Noizy shprehet ky denoncim është i padrejtë dhe nuk ka lidhje me sherrin e ndodhur pak ditë në një club në Prishtinë ku mbeti i plagosur një person.

"Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatike si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero! Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam përballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njëherë, ndjesë.

Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nëse janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar. Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore më profesioniste të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe për t’i dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.

Bashkë me studion e avokatisë të kontaktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin e përkrahjen dhe kërkuar ndjesë për këtë situatë të shëmtuar ku më kanë përfshirë", shkruan ai./ M.K-dritare.net