Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Në një mision me Heidin, Lidi vazhdon rrengun ndaj Romeos. Ja çfarë i tregon!

Në një mision me Heidin, Lidi vazhdon rrengun ndaj Romeos. Ja

Mbrëmjen e djeshme në BBV3 ka hyrë Lidi Delia, i cili është një animator. Në videon prezantuese ai tregon se ka jetuar në Tiranë, por prej 10 vitesh jeton në Prishtinë dhe është babai i dy fëmijëve. Ai ka hyrë si “vëllai i Heidit” dhe ky është misioni sekret ndaj saj që të bindë Romeon dhe banorët e tjerë se Lidi është vëllai i saj i madh që nuk e ka takuar prej vitesh, madje nuk ia njeh as fëmijët.

Në momentin që hyri Lidi për ta bërë më të besueshme shkoi takoi menjëherë Romeon, i cili u emocionua. Në një bisedë mes Romeos dhe Lidit pasi përfundoi spektakli, Romeo i thotë se tashmë është edhe vëllai i tij.

Romeo: Të të them një gjë si fillim unë, nuk e di historinë tuaj sepse unë dje e mora vesh, nga momenti që je vëllai i Heidit, je vëllai im. Shpresoj shumë që ti zgjidhni gjërat me njëri-tjetrin. Unë do doja që ti këtu të ishe rehat.

Lidi Delia: E shikoj Heidin goxha në siklet, kam menduar që nuk do më takojë fare./dritare.net