Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Në ditëlindjen e partnerit, Jori Delli flet për çastet më të ëmbla të dashurisë!

Në ditëlindjen e partnerit, Jori Delli flet për çastet


Pas daljes së BBV, Jori Delli dhe reperi i njohur italian, Fred De Palma, iu rikthyen romancës së tyre dhe prej disa muajsh duken që janë mjaft të lumtur bashkë. Modelja shqiptare ndan shpesh shumë prej momenteve më të bukura me të edhe me miqtë e saj virtualë. Por sot, më shumë sesa me fjalë, ajo ka folur me disa prej momenteve më të qenësishme të lidhjes së dashurisë.

Fred De Palma feston sot 34-vjetorin e lidhjes dhe me një kolazh fotosh nga çastet e tyre më të bukura, Jori Delli e ka uruar edhe përmes profilit të saj në Instagram.

Mes fotove romantike, Jori ka zgjedhur ato nga koncertet e reperit, shëtitjet bashkë, shopping-u apo edhe çastet më intime në shtëpi e në shtrat.

“Gëzuar ditëlindjen! Të dua përgjithmonë” – shkruan Jori dhe me kaq duket se i ka thënë të gjitha./dritare.net