
Mozzik takohet me krerët e UÇK: E padrejtë që janë në burg, çliruan Kosovën!
E Shtunë 18 Nëntor 2023, 10:10
Dritare.net
Reperi, Mozzik ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mozzik ka publikuar foton para Gjykatës në Hagë ndërsa shkruan se është e padrejtë që krerët e UÇK-së që çliruan Kosovën, sot janë në burg.
Ndër të tjera, reperi shton se të rinjtë duhet të informohen mbi të historinë e shtetit të Kosovës ku është derdhur gjak për të pasur liri./M.K-dritare.net

















