Mori 5 gjoba, Beniada ka një thirrje publike për gjithë policët!
Dritare.net
Beniada Nishani, ka publikuar sot disa video në “Instastory” ku ka treguar një shqetësim të saj lidhur me çështjen e gjobave. Ajo ka ndarë gjtihashtu një mesazh për të gjithë policët e Tiranës.
Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka zbuluar se deri tani ka marrë 4 gjoba dhe të 5 e mori ditën e sotme. Kjo për shkak se nuk ka një garazh apo vend ku të lërë makinën te lagjia ku ka shtëpinë dhe e detyruar, parkon në një vend ku nuk lejohet.
Ajo tha se e di që nuk lejohet të parkojë aty, por makina e saj nuk bezdis se është e vogël. Beniada tha se do ta vendosë targën e mjetit të saj në “Instagram” që të mos i vendosin më gjoba.
Beniada shton se do të gjejë një parkim për makinën e saj, pasi ndryshe do vazhdojë të marrë gjoba. Madje postoi edhe foton ku tregon se kishte marrë gjobën e pestë.
“Doja me thënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba”, thotë Beniada në video./M.K/dritare.net