Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Mirëmbrëma yje, mirë se erdhët në Youtube

Mirëmbrëma yje, mirë se erdhët në Youtube

“Mirëmbrëma yje” titullohet programi më i ri i Arbana Osmanit, i cili rikthen moderatoren e njohur pas një viti në ekran. Dhe jo në ekranin e madh të televizionit, ku jemi mësuar ta shohim Arbanën (për më shumë se 15 vjet) por në ekranin e vogël, atë të telefonit ose IPad-it në YouTube.

“Mirëmbrëma yje” do të jetë një program argëtues, tipikisht nga ato programe që na shijojnë në këto ditë dimri me një gotë verë ose çaj, në shtëpi, metro, tren, apo turn nate.

Mirëmbrëma yje, mirë se erdhët në Youtube

Sepse Arbana do jetë në celular, duke konfirmuar atë çfarë shumë po e ndjejmë të gjithë, celularet i zëvendësuan ekranet e mëdha. Koha për Youtube erdhi. Sepse nuk është nevojshme të ndërtosh një program e kontent të mirë në ekranin e madh të televizorit. Pasi shikuesit tani janë në platformat sociale. Aty ku të gjithë ne kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Dritare ka nisur e para një rrugë ku tani jemi shumë. Sapo na u bashkua dhe Arbana. I urojmë rrugëtim të mbarë Arbanës në tregun ndërkombëtar të Youtube./dritare.net