
Milaim Zeka sqaroi në Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV debatin me Olta Gixharin, ndërkohë që të dy ishin opinionistë të Big Brother Vip Kosova.
“Kam pasur një përplasje me Olta Gixharin. Unë në jetë nuk e kam filluar sherrin i pari. Por as nuk i shmangem. Olta e filloi sherrin për një gjë shumë banale. Ishte një banore në Big Brother e cila u bë viktimë në rrjetet sociale për shkak të një foto. Unë e postova foton pa dashur.
E gjitha media mu sul, përfshirë edhe Olta Gixhari. Kjo ishte e gjitha.
Sigurisht nuk ka vlerësimet e mia më të mëdha, sepse Olta nuk njeh Prekazin, nuk njeh Adem Jasharin, u shpreh Milaim Zeka në Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV./L.F-dritare.net

















