
Mevlani i dërgon mesazh Livias në BBV: Fle me ty e zgjohem me ty
E Enjte 6 Shkurt 2025, 21:09
Dritare.net
Banorët e Big Brother Vip Albania 4 kanë marrë mesazhe të ndryshme në “Big Love”.
Një mesazh emocionues erdhi për Livian nga i cili banorja u përlot. Ky mesazh po aludohet se është nga ish-partneri i saj, Mevlan Shaba.
“Flej me ty e zgjohem me ty, nuk e di çfarë Zoti ka shkruar për ne të dy por di të them që dashuri më të fortë në jetën time unë nuk kam provuar. Inshallah me fitore. Melo”, thuhet në mesazh.
“Të du, të du, të dua. Është hera e parë që e bërtas në këtë vend, por të dua shumë”, ia ktheu Livia./K.C/dritare.net

















