
Mes tre finalistëve, kush u largua nga gara në X Factor!
E Premte 19 Prill 2024, 22:10
Dritare.net

Skualifikohet Kleansa, vazhdon gara për Alis dhe Jet. Ajo është padyshim një nga zbulimet e këtij edicioni të X Factor Albania. Kleansa Susaj është renditur e treta në finalen e madhe. Ajo ishte pjesë e skuadrës së “Vajzave” udhëhequr nga mentorja Elhaida Dani.
“Unë e quaj veten fituese dhe njeriun më me fat që pata mundësinë të isha pjesë e X Factor. Shumë faleminderit të gjithëve, ishte eksperienca më e mirë e jetës time”, tha Kleansa.
Gara e X Factor Albania vijon tani për Alis dhe Jet./dritare.net

















