Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Meritoni flet për Inisën dhe vajzën e saj: Janë dy femrat më të rëndësishme!

Meritoni flet për Inisën dhe vajzën e saj: Janë dy femrat

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi treguan në BBVIP se dashuria nuk njeh moshë dhe thyen çdo tabu. Pas daljes së Ilnisës, moderatori ka rrëfyer se Ilnisa është vajza që ai dashuron më së shumti sot.

Po ashtu ka treguar se për të po aq sa Ilnisa është edhe vajza e gazetares, Anaisi.

Pjesë nga biseda:

Françeska: Unë dua që burri im të më adhurojë, të vdesë për mua jo të shkojë e të shikojë femra të tjera. Athu se s’ka burra më në kjo botë

Meritoni: Unë Ilnisën e dashuroj, e adhuroj për femrën që është

Françeska: Pikërisht dhe ka lezet kjo gjë

Meritoni: Ajo e di këtë gjë dhe për këtë arsye ajo ndoshta më do kaq shumë. Unë e adhuroj, e dashuroj. E dua karakterin, tipin, mënyrën, artin, pikturën që ia kam kthyer. Unë e dashuroj. Janë shumë të rëndësishme për mua, Ilnisa dhe Anaisi. Sa është Ilnisa e rëndësishme për mua, aq është edhe vajza e saj në jetën time. Për mua janë numër një.

Françeska: Ia kreh flokët?

Meritoni: Normal që ia kreh flokët se e dua. Çdo gjë është perfekt për mua. Këtu përpiqeshin të më godisnin mua për flokët që ia krihja. Po normal që do ia kreh flokët, se e dua. Unë do ia bëj kafen, mëngjesin./M.K-dritare.net